Kadri Veseli e pranon humbjen, uron fituesit dhe thotë se PDK do të shkojë në opozitë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit.

Veseli, ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe aktivistët e PDK-së për punën dhe mbështetjen në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kreu i PDK-së tha se partia që ai drejton e pranon verdiktin e tyre dhe do të qëndroj në opozitë, ndërsa do të vazhdojë tu shërbejë qytetarëve.

Fjalimi i Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli:

Së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës, kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje. Por, nuk fituam.

Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë.

Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë në opozitë.

Por, ne do të vazhdojmë të shërbejmë qytetarët dhe vendin tonë.

Kjo fushatë për mua ka qenë shumë e veçantë.

U jam shumë falënderues dhe përjetë mirënjohës mijëra njerëzve që kam takuar tërë këto javë.

Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë.

Anëtarëve dhe aktivistëve të PDK-së, ju them: ndjehuni krenarë me punën tuaj.

Sepse, edhe une ndjehem krenar me ju!

Keni bere nje pune te madhe dhe besimi im te ju eshte i palëkundur.
Ju duhet te besoni dhe te punoni cdo dite per nje Kosove me te mire.
Që nesër, ne do të vazhdojmë punën.

Kemi nisur një rrugëtim dhe nuk do të ndalemi deri sa të arrijmë në cakun tonë.

Ju falenderoj nga zemra.

loading…