Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë sot homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan.

Kjo në shenjë nderimi të heroit Agim Selmanaj, me rastin e 20 vjetorit të rënies së tij.

”Prindërit i vunë një emër të bukur shqiptar, emrin Agim. U rrit me krenarinë e kombit që i përkiste. Dhe ra në agimin e lirisë. Lavdi dëshmorit Agim Selmanaj dhe gjithë dëshmorëve të lirisë”.