Kadri Kastrati infektohet me koronavirus

Gjenerallejtnant Kadri Kastrati ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Ish-komandati i FSK-së, Kastrati përmes Facebook’ut ka njoftuar se është infektuar dhe se do të izolohet në shtëpi.

“Pas nënshtrimit të kontrollës mjekësore dhe testimit për Covid-19, kam rezultuar pozitiv. Gjatë këtyre ditëve do ju përmbahem këshillave mjekësore, duke qëndruar në shtëpi”, ka shkruar ai.