Kadetë shqiptarë ndjekin studimet në Ushtrinë e Kosovës – FSK

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, përmes një publikimi ka treguar se gjashtë kadetë nga Shqipëria studiojnë në Qendrën e Studimeve Universitare pranë Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministrja Xhaçka ka ndarë në Facebook një fotografi të kadetit Gersian Leka, i cili shihet duke u stërvitur në malet e Kosovës.

“Mirëmëngjesi nga Kosova! Kadeti Gersian Leka është sot pjesë e programeve stërvitore së bashku me kolegë të tjerë nga Shqipëria e Kosova. Aktualisht, 6 studentë nga Shqipëria po ndjekin studimet në Qendrën e Studimeve Universitare pranë Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Xhaçka.