Kader Kicaj

Kader Kicaj: Gratë po më thonë lum ajo shtëpi që të ka nuse

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu janë çifti që u krijua brenda në Big Brother Vip Kosova, dhe vazhduan lidhjen edhe jashtë.

Dyshja janë parë duke i shijuar ditët së bashku pas përfundimit të spektaklit, duke mos u ndarë nga njëri-tjetri.

Sot (e premte) po transmetohet Post Big Brother VIP Kosova 2, dhe shumica e banorëve janë prezent, duke diskutuar e debatuar.

Foto: Post Big Brother Vip Kosova/YouTube

Kaderit iu dha fjala dhe u pyet se si është ndier jashtë.

Ish-banorja nga Prizreni shprehet: “Gjithçka ka qenë shumë mirë, kam marrë shumë pozitivitet dhe shumë dashuri.”

Më tutje ajo vazhdon: “Kush më shihte në rrugë, gratë m’i thonin fjalët e Anitës që m’i ka thënë në Prime “Çdo shtëpi ka dëshirë të ketë një nuse si ti”.