Donika Kadaj

Kadaj-Bujupi thotë se AAK është gati për zgjedhje

Deputetja e AAK Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se partia e saj kurrë s`ka qenë në pozicion më të fortë në aspektin elektoral.
Në IMAZH të RTK-së ajo tha se AAK-ja nuk është kundër zgjedhjeve.

Ajo i ka quajtur të pabazuara deklarimet e opozitës, pasi që sipas saj Qeveria Haradinaj po merr vendime të rëndësishme.
Bojkotin e opozitës për projekligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, rezolutën për shtesat e fëmijeve, Kadaj-Bujupi e ka quajtur absurd opozitar.

Sipas saj Kuvendi nuk është i bllokuar, por tha se opozita po e proklamon këtë duke kërkuar zgjedhje.