Kadaj-Bujupi reagon pasi Haradinaj tha se nuk do t’i beson kryeministrit Hoti, “Unë nuk i kam besu në vakt”
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, e ka komentuar një deklaratë të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, se ai nuk i beson kryeministrit Avdullah Hoti.
Kadaj Bujupi ka shpërndarë lajmin ku Haradinaj është shprehur i nervozuar me kryeministrin Avdullah Hoti, i cili nuk e kishte marrë brenda takimit në Bruksel, ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin.
Ajo ka shkruar mbi lajm se “Une nuk i kom besu nvakt”, duke aluduar për kryeministrin Hoti.
Kujtojmë se deputetja e AAK’së nuk e kishte votuar Qeverinë Hoti në ditë ne formimit të saj, ajo e kishte braktisur seancën në momentin e votimit të saj.