Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së jashtëzakonshme, ka thënë se Kurti në pushtet është krejt ndryshe nga Kurti në opozitë.

Megjithatë, ajo ka thënë se ndryshimi më i madh i Kurtit është optimizmi që ai e ka krijuar në raport me Serbinë.

“A mundeni me na tregu, a po pritni që Serbia ka me ndërru qasjë në raport me Kosovën, nëse ju nuk e vendosni reciprocitetin si masë shtesë për taksën. A është bërë më e mirë Serbia?”, ka thëën deputetja e AAK-së.

Kadaj-Bujupi u ka bërë një pyetje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“A ka dikush në këtë sallë që mundet me ma dhënë një përgjigje normale pse duhet me heqë taksën? Vetëm mos thoni se po na kërkojnë ndërkombëtarët”, ka thënë ajo.