Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi thotë se aspirata e shqiptarëve për liri dhe pavarësi merr formë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas saj, UÇK përfaqësonte vullnetin e popullit të shtypur, lufta e saj ishte e drejtë sepse qëllimet e saj ishin të tilla.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Aspirata e shqipëtarëve për liri e pavarësi merr formë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK përfaqësonte vullnetin e popullit të shtypur, lufta e saj ishte e drejtë sepse qëllimet e saj ishin të tilla. Çdo gjykim i kësaj lufte është padrejtësi ndaj popullit tonë.