Kadaj-Bujupi ia kthen Rexhep Selimit: Ti sot je me Listën Serbe, kundër taksës dhe Haradinajt

Gjatë replikimit ndaj deputetes Donika Kadaj-Bujupi, kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, ka sulmuar atë duke i sjell në kujtesë disa deklarata të mëhershme të saj.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë përgjigja e saj, e cila ka thënë se ajo iu kthye Haradinajt, sepse ai ia vendosi gjoksin projekteve serbe.

“Po unë iu ktheva AAK-së dhe Haradinajt pasi e vendosi taksën. Ti sot je me Sërbskan kundër Haradinajt dhe taksës”, ka qenë përgjigja e Kadaj-Bujupit.