Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se “disa” punonjës të tij u vranë në një sulm izraelit në selinë e televizionit në Teheran.
Një gazetar i televizionit shtetëror deklaroi se punonjësit “punuan me përgjegjësi deri në momentin e fundit para sulmit”, transmeton Ballkani.info.
Peyman Jebeli, drejtor i televizionit shtetëror, u shfaq në transmetim duke treguar një letër të njollosur me gjak. Ai tha se televizioni dhe punonjësit e tij janë “në këmbë deri në fund”.
Mijëra njerëz punojnë në kompleksin televiziv shtetëror, i cili funksionon pothuajse si një vendbanim i vogël. Izraeli më parë publikoi një hartë të një pjese të lagjes së 3-të të Teheranit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të evakuoheshin – dhe televizioni shtetëror ishte gjithashtu në atë hartë. /Ballkani.info/







