Nënkryetarja e PDK-së

“Ka s’ka, ka s’ka”, Çitaku ironizon me konfuzionin e Qeverisë për dialogun

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka shkruar në lidhje me konfuzionin e Qeverisë për dialogun e temat që kanë të bëjnë me të. Sot gjatë ditës është raportuar se Qeveria ka pranuar planin për të ecur përpara sipas propozimit të Pesëshes së emisarëve. Pas pak orësh, nga Qeveria u mohua një gjë e tillë.

Këtë situatë Çitaku e ka përshkurar kështu:

E kemi pranuar planin.

Jo nuk e kemi pranuar planin.

Nuk ka dialog pa u ndëshkuar Serbia.

Ka dialog me Serbinë këtë javë.

Ka asociacion.

Asociscioni ka vdekur.

Ka ska ka ska ka ska.

Kakofoni. Konfuzion. Panik.