Ka shumë para por ja çfarë ushqimi po e ha Azet

Emri i tij ka bërë bujë në diskografinë gjermane e shqiptare.

Azet gjithmonë e ka pranuar se është kosovar, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, ndër të fundit është realizimi i një këngë që po e bën në gjuhën amtare, shkruan Ballkani.info.

E sonte në Instagram që është shqiptar e rikonfirmoi edhe njëherë.

Azet ka hedhur në Instastory disa video ku shihet se po hante ushqime tradicionale siç janë llokumat por edhe kombinimet që shqiptarët bëjnë, siç është rrushi, djathi e qeptë, madje edhe ve me produkte tjera të mishit.

Siç duket, reperi po e shijonte në maksimum këtë ushqim./Ballkani.info/