“Ka përplasje mes Hashim Thaçit e Kadri Veselit për Haradinajn”

Njohësi i proceseve europiane, Vigan Qorrolli, ka vlerësuar se vizita e kryeministrit Ramush Haradinaj në Berlin të Gjermanisë, është aktivizim si sinjal në kundërvënie të presidentit Hashim Thaçi.

”Ramush Haradinaj e ka përdorur taksën si instrument për rritjen e partisë së tij dhe nuk ka hezituar ta thotë. Unë kam kritikuar kur ai hoqi dorë nga dialogu teknik, ia dorëzoi Limajt e Ahmetit”.

Qorolli në Zonën e Debatit të Klan Kosovës, theksoi se ky aktivizim i Haradianjt ndodhi pasi ai hoqi dorë nga dialogu teknik për tu angazhuar me punë të brendshme ndërsa Thaçi pranoi primatin e politikës së jashtme si shef i shtetit.

”Në momentin kur Thaçi filloi me marrë primatin në politikën e jashtme si shef i shtetit, Haradinaj papritmas u aktivizua, dhe kjo po shihet. Dhe kjo është një gjë për t’ju kundërvënë zotrit Thaçi dhe tani ky do të bënte çmos për ta rrëzuar Haradinaj por duket që ka ngecur tek Veseli pasi ka zgjedhje të brendshme në parti, nuk ka interes për zgjedhje të përgjithshme”.

“Ndaj dhe ka një përplasje mes Hashim Thaçit e Kadri Veselit për fatin e Haradinajt. Si Big Brother i koalicionit është PDK, ndaj dhe Kadri Veseli ka hezitim për ta larguar Ramush Haradinajn por Hashim Thaçi do për ta larguar atë pas situatës së krijuar dhe dihet me atë se çka ka ndodhur deri më tani. Do të ketë kërkesa shumë eksplicite për luftim sistemik të krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

”Kryeministri është tek Merkeli, por gati dy vite asnjë rezultat i prekshëm në fusha konkrete. Këta flasin për fantashkencë dhe megapolitikë sikur sillet e gjithë bota rreth nesh. Këta kanë dështuar fatalisht në StateBuilding, të gjthë. Ky po e përdor aktualisht taksën si karrem populizmi për të treguar të fortin brenda koalicionit”.

”Kjo qeveri ka dështim identitare. BE ka standarde dhe duhet sepse kritieret e shtet ndërtimit nuk janë figura Duhet të ndodh një Zaev i ri jo që e kreu Prespën por që e largoi Gruevskin”.