regjistrimi i popullsisë

Ka nisur regjistrimi i popullsisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj

Ka nisur regjistrimi i popullsisë edhe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj, ku përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, po bëjnë thirrje shqiptarëve për tu regjistruar.

Ragmi Mustafi, kryetar i KKSh-së, tregon se nga sot deri me 31 tetor zgjat regjistrimi popullsisë.

“Tetori është një mundësi e jashtëzakonshme për të regjistruar të gjithë shqiptarët, për të bërë historinë. Të regjistrojmë të gjithë, gjithsecilin e çdo shqiptar për të pasur numrin e saktë të vërtetë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha Mustafi.

Kryetari i KKSh-së njoftoi se në Komunën e Preshevës janë 73 regjistrues të udhëhequr nga 12 instruktorë. Në Komunën e Bujanocit janë 83 regjistrues të udhëhequr nga 13 instruktorë dhe në Komunën e Medvegjës janë 21 regjistruesë të udhëhequr nga 4 instruktorë.

Mustafi theksoi se çdo regjistrues ka detyrim ligjor që të vizitojë çdo shtëpi dhe t’i regjistrojë gjithë familjarët.

Ai tregoi procedurën se emri, mbiemri dhe numri personal janë të dhënat e nevojshme për anëtarët e familjes nga Diaspora.

Call Center është 0800 444 005 thirrja është pa pagesë. Ju vetë mund të lini terminin se në çfarë kohe të vije regjistruesi.

Regjistrohu, regjistro familjen, regjistro të gjithë e gjithsecilin nga Kosova apo nga Diaspora, thekson Mustafi.