Ka nisur nata e dytë gjysmëfinale e “Kënga Magjike”, ja çka po ndodh në prapaskena

Sonte ka nisur nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”.

Në këtë mbrëmje po prezantojnë këngët e tyre pjesa tjetër e mbetur nga këngëtarët që po marrin pjesë, shkruan Ballkani.info.

Përpos asaj që po shihet në ekranet televizive, në prapaskena është tjetër atmosferë.

Faqja e festivalit në Instagram po publikon fotografi të artistëve që po qëndrojnë në prapaskena, të gjithë të rregulluar, duke pritur radhën për performancën e tyre dhe duke biseduar e duke qeshur me njëri-tjetrin, si mundësi për të hequr stresin dhe emocionet përpara këndimit.

Në ‘backstage’ janë edhe emra të njohur si Flori, Kresha, Fifi e të tjerë.

Kujtojmë që finalja e “Kënga Magjike” mbahet të shtunën, 8 dhjetor në “Pallatin e Kongresëve” në Tiranë./Ballkani.info/
https://www.instagram.com/p/BrDubGdnFt0/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/BrDt0gnnqw_/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/BrDtsBTHzqu/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/BrDs-0vHY81/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/BrDrnBAnI9A/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/BrDqMZxn5BC/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/BrDp72LHYt_/?utm_source=ig_web_copy_link