Veterani i UÇK-së, Nexhmi Shala nga fshati Kleçkë i komunës së Lipjanit ka ndërruar jetë mbrëmë në orët e vona.
Për nderë të tij, në orën 14:00 mbahet një mbledhje përkujtimor në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ndersa Funerali do të bëhet në varrezat e lagjes në Kleqkë, orën 17:00.

Njoftimi i plotë i familjes:
N J O F T I M
Njoftojmë familjarët, miqtë dhe shokët se mbrëmë, më 18/08/2021, ka ndrruar jetë, prindi, vëllai, xhaxhai, Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
NEXHMI SHERIF SHALA
Në orën 14:00 mbahet një mbledhje përkujtimor në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ndersa Funerali do të bëhet në varrezat e lagjes në Kleqkë, orën 17:00.
Nexhmi Sherif Shala ka lindur më 20/10/1958 në fshatin Kleqkë, komuna e Lipjanit,
Nexhmiu mësimet e para i mori në vendlindje, mbaroi shkollën e mesme si nxënës i dalluar, por kushtet ekonomike e kishin bërë të ndërpriste studimet e mëtejshme!
Nexhmiu, Ishte njëri ndër themeluesit e parë të UÇK-së në fshatin Kleqkë, ku së bashku me heronjtë e kombit Sadik Shala dhe Ramiz Shala, ka qenë njëri ndër luftëtari më besnik i heronjve, si Komandan Kumanovës, Nuhi Mazrekut, Habib Zogajt, Gani Kastrati, Afrim Buqaj… e shumë e shumë dëshmorëve dhe bashkëluftëtareve tjerë.
Nexhmiu, për luftën dhe trimërinë e tij ishte i dëshmuar në shumë beteja të lavdishme të UÇK-së, si në Grykën e Llapushnikut, Duhël, Qafë të Duhlës, në Grykë të Carralevës, pastaj në Dugë, Javor, Shtime dhe Grejçevc.
Për herë të parë bashkimi i LKQK-së me UÇK-në, u bë në odën e Nexhmi Shales, ku më pastaj shumë bashkëluftëtarët të kësaj ane, iu bashkuan UÇK-së nën komandën e legjendarit, Ismet Jashari – KUMANOVA me trimin syshqiponjë, Nexhmi Shala dhe shumë trimave të tjerë të lirisë.
Pas rënies herokie të komandant KUMANOVËS, Nexhmi Shala është caktuar komandant për rrethinën e Grykës së Carralevës, Dugës, Luzhnicës, Javorit, si dhe nga Shtimja deri në Kleqkë që e mbulonte këtë hapësirë gjeografike.
Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare Nexhmiu iu përkushtua familjes duke qëndruar pranë tyre.







