Ka hequr dorë nga aktrimi, Almeda Abazi zbulon arsyen

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, e cila është e martuar me aktorin turk Tolgahan Sayisman, ka ndërtuar jetën dhe karrierën e saj në Turqi. Almeda është shfaqur në disa kompeticione dhe seriale turke mirëpo nga këta të fundit ka hequr dorë.

E ftuar së fundmi në një emision turk, ajo ka rrëfyer se aktrimi i merr shumë kohë dhe për këtë arsye e ka lënë mënjanë. “Pas lindjes së djalit jam në një botë tjetër. Dua të vazhdoj televizionin por aktrimin nuk mund ta bëj. Mezi shoh Tolgën prej orëve të gjata në punë. Nëse i futem dhe unë kësaj pune, nuk do arrijmë dot ta shohim njëri-tjetrin”, është shprehur ajo.

Almeda dhe Tolga janë padyshim  një ndër çiftet më të dashur për publikun, të cilën janë bashkë që prej një kohe shumë të gjatë. Dashuria e tyre është bekuar me të voglin Efehan, me të cilin publikojnë shpesh momente në rrjete sociale.