Ka filluar takimi, Veseli-partitë në koalicion, PSD dhe Alternativa

Në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli po marrin pjesë përveç partive politike në koalicion qeveritar si dhe Partia Socialdemokrate dhe Alternativa.

Siç raportojnë gazetarët nga vendi i ngjarjes takimi ka filluar dhe nuk dihet se kur do të dalin me ndonjë deklaratë për media.

Në këtë takim që ka nisur pak më parë, po marrin pjesë: kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, si dhe më vonë takimit i janë bashkuar edhe partitë opozitare, PSD dhe Alternativa.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të hënën iu ka dërguar të gjitha partive opozitare një ftesë me të cilën do të harmonizohen mendimet për rezolutën për dialogun me Serbinë.