Ka filluar mbledhja e Këshillit Drejtues të AAK-së. A do të prishet koalicioni me LDK-në?

Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, është duke  zhvilluar mbledhjen e saj, të thirrur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim pritet të diskutohen disa nga temat aktuale në vend, siç janë pandemia, koalicioni me LDK-në dhe dialogu me Serbinë.

Mbledhja po mbahet pa praninë e medieve, mirëpo pritet që pas mbledhjes kryetari Ramush Haradinaj të mbajë konferencë për media.