Marshi

Ka filluar “Marshi për Bashkim”, autobusët nga Lugina bllokohen nga policia serbe në kufi

Sot në ora 11:00 në Prishtinë, ka nisur “Marshi për Bashkim” e organizuar nga Shoqata Çamëria, që po kërkon bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Republikën e Kosovës.

Numër i madh i qytetarëve kishte konfirmuar pjesëmarrjen në këtë marsh, transmeton Ballkani.info.

Por qytetarëve të Luginës nuk po iu ofrohet kjo mundësi, pasi që autobusët e tyre janë ndalur nga serbët në kufi.

Këtë lajm për Ballkani.info e kanë konfirmuar edhe pjesëmarrësit në Marsh, gjë që i ka shqetësuar të pranishmit. /Ballkani.info/