Një person në Mamushë, ka lajmëruar policinë për zhdukjen e djalit të tij.
Në raportin 24 orësh, thuhet se ankuesi ka treguar se djali i tij ka dalë nga shtëpia para tre ditëve, dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
“PERSON I ZHDUKUR/Rr. Cumrieyt, Mamushë 19.09.2023 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar me datën 22.09.2023 ka raportuar se djali i tij, viktima mashkull kosovar para tre ditëve ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa njësitë relevante të policisë janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori./Ballkani.info







