Ka 5 mënyra si të ndalosh së dashuri dikë që s’të do

Një nga ndjenjat më të vështira që mund të përjetojmë është dashuria jo reciproke. Dashuria që nuk të kthehet është një situatë që mund të rezultojë në një ndjenjë të fortë inferioriteti dhe madje mund të shkaktojë probleme në aspektin seksual.

Të vazhdoni të doni dikë që nuk ka të njëjtat ndjenja si ju është me të vërtetë shumë frustruese dhe dëshpëruese. Por përmes këtyre pesë këshillave do t’ia dilni më me lehtësi:

1.Të dorëzohesh

Këshilla e parë që të ndalosh së dashuruari dikë që s’ju do është që të pranoni realitetin. Sepse ndonjëherë refuzimi për të hequr dorë mund të na çojë deri në depresion.

2.Duaje veten

Kur jeni e dashuruar me një person, shumë shpesh, ndodh që të lini pas dore veten. Ndaj për ta hequr mendjen nga dikush që nuk ju dashuron këshilla e duhur është  ta përqendroni vëmendjen tek vetja juaj. Në këtë mënyrë i lejoni vetes për të takuar njerëz të rinj.

3.Pyet veten

Një tjetër zgjidhje për të ndaluar së dashuruari dikë që nuk ju do është që të pyesni veten pse ai person ka qenë në gjendje të godasë direkt në qendër të zemrës tuaj. Në këtë mënyrë do të jetë e lehtë për të kuptuar nevojat e tua dhe të mund ta hapni zemrën për njerëz të rinj.

4.Mbroje veten

Do të thotë gjithashtu t’i jepni fund çdo raporti me të, qoftë edhe miqësor. Në jetën tënde ai/ajo nuk duhet të bëjë pjesë.

5.Shërimi

Së fundi, këshilla e fundit për të ndaluar së dashuri dikë që nuk na do është të lejojmë të lëndohemi, ta kërkojmë derisa madje edhe të na e përplasë “derë në fytyrë”. Në këtë mënyrë, veçanërisht njerëzit më kokëfortë, herët a vonë, do të jenë në gjendje për të parë të vërtetën, pa filtra, ta pranojnë dhe më në fund të shërohen plotësisht nga një dashuri e njëanshme.