Juventusi sërish ‘kikson’, barazon me Veronën

Verona ka arritur t’ia rrëmbejë një pikë skuadrës së Juventusit në ndeshjen e së dielës. Takimi që u zhvillua në Allianz Stadium, përfundoi me rezultat 1-1 ndërsa dy skuadrat patën shanset e tyre për gola.

Golin e parë e shënoi Verona, përmes sulmuesit Andrea Favilli, i cili pas një aksioni të menduar mirë, depërtoi në zonë dhe me goditje qëndrore e kaloi skuadrën e tij në epërsi. Reagimi i vendasve erdhi pas 18 minutave. Në minutën e 78-të, Dejan Kulusevski bëri një goditje nga distanca dhe topi përfundoi në rrjetë.

Futbollisti shqiptar, Giacomo Vrioni, është inkuadruar në minutat e fundit të ndeshjes, duke zëvendësuar Aaron Ramseyn.