Juventusi mposht Interin, merr kreun

Juventusi e ka mposhtur Interin në Torino me rezultatin 2:0, duke u ngjitur në krye të renditjes në Serie A.

Aaron Ramsey (55’) dhe Paulo Dybala (67’) realizuan golat për skuadrën torineze.

Juventusi pas 26 ndeshjeve kryeson me 63 pikë, një më tepër se Lazio që zë vendin e dytë. Interi është i treti me 54 pikë nga 25 ndeshje.