Serie A

Juventusi fiton pastër derbin e Torinos

Fitore e pastër 2-0 e Juventusit përballë Torinos në derbi. Një ndeshje e zgjidhur në fillim të pjesës së dytë falë golave të Gsattit dhe Milik.

Një fitore shumë e rëndësishme për bardhezinjtë, që shkojnë në kuotën e 17 pikëve, dy më pak se Interi.

Zhbllokohet në fillim të pjesës së dytë derbi Juventus – Torino, më “Allianz Stadium”. Në minutën e 48-të, pas një rrëmuje në zonë, Gatti arrin të shtyjë topin në rrjetë.

Fillimisht anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje, por pas ndërhyrjes së sistemit VAR (zyrtarëve iu deshën thuajse katër minuta për të marrë një vendim), goli u konsiderua i rregullt. Nis festa në kampin bardhezi për këtë gol të shumëdëshiruar.

Nuk zgjat shumë dhe Juventusi shënon golin e dytë në zhvillimet e një goditjeje këndi. Sulmuesi polak, Arkadiusz Milik, i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe shënon me kokë, duke i paraprirë ndërhyrjes në dalje të portierit Milinkovic-Savic, 2-0.