Juventus 3:1 Napoli, kjo është nota për Ronaldon

Juventusi ka triumfuar në derbin e javës së shtatë në Serie A, duke e mposhtur Napolin që pë gjysmë ore luajti me 10 lojtarë, në një ndeshje që shkëlqyen dyshja Mario Mandzukic dhe Cristiano Ronaldo të dielën në Torino.

Edhe pas plot shtatë xhirosh në edicionin e ri të kampionatit italian, kampioni në fuqi Juventusi nuk lëshon pikë, pasi duke e mposhtur Napolin 3-1 në “Allianz Arena” e ka çuar ecurinë e përkryer të fitoreve radhazi në shtatë.

Mysafirët nga Napoli kaluan të parët në epërsi në këtë derbit, kur Mertens realizoi në fillim të ndeshjes.

Juventusi përmbysi gjithçka në vazhdim të ndeshjes, me dy gola të shënuara nga Mandzukic dhe një nga Bonucci.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në derbin Juventus 3:1 Napoli i gjeni në fotografinë e mëposhtme.