Jusuf Thaçi: Zajednica nuk është zgjidhja, është vetëm pengesë shtesë

Analisti Jusuf Thaçi ka ka deklaruar se Kosova duhet ta kundërshtojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se formimi i asociacionit nuk është zgjidhje.

“Asociacioni/Zajednica është shanci që duhet humbur! Sepse Asociacioni/Zajednica nuk është zgjidhja, është vetëm pengesë shtesë shumë e madhe për zgjidhjen. Dhe pas disa vitesh do të na rikthente sërish në pikën ku jemi sot, në mos më keq. Prandaj, Asociacioni/Zajednica nuk kalon!”, ka shkruar ai.