Jusuf Thaçi thotë se Lufta e UÇK-së nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen e partisë së Edi Ramës

Analisti politik, Jusuf Thaçi tha se lufta e UÇK-së nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen e Partisë Socialiste të Edi Ramës, parti kjo që e udhëheqte Qeverinë e Shqipërisë në atë kohë.

Këtë deklarim Thaçi e bëri në emisionin ‘Pressing’ në T7 ku po diskutohet për ngjarjet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

“Lufta e UCK nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen pothuajse të pakusht që i ka bo PS-ja dhe Qeveria që në atë kohë është udhëhequr nga PS.

Normal që elementet e LDK-së kanë përdor aksione të caktume të qeverisë shqiptare që për shkak të presioneve ndërkombëtare raportonin që po i ndalnin disa armë me hy në Kosovë, ndërsa ato pastaj janë eksagjeru knej sikur qeveria shqiptare nuk po e përkrah UCK-në e kështu me radhë”, tha ai.

“Kjo kauzë i ka rrënjët atje, kjo përdoret edhe për inate personale e propagandistik. Në këtë muhabet, PS-ja ka më shumë të drejtë sesa PD-ja”, shtoi tutje Thaçi