Jusuf Thaçi pas sondazhit të kompanisë jokosovare: Është tërësisht i paqëndrueshëm

Opinionisti, Jusuf Thaçi e ka konsideruar sondazhin e realizuar kompanitë që ka kontraktuar televizioni ‘T7’ si të paqëndrueshëm.

Thaçi, tha se ky sondazh ka të meta për arsye se është realizuar në vetëm 11 qytete.

Ai, tutje ka thënë se “ky sondazh është i paqëndrueshëm”.

Sipas sondazhit, Vetëvendosje do të fitojë me 50.83%, ndërsa e dyta radhitet PDK me 16.94%, e treta LDK me 15.97%, AAK me 6.98% dhe Nisma me 2.95%.

Megjithatë, është duke u punuar ende në këtë sondazh, sepse nuk janë të përfshira vendet rurale. Sondazhi ka për mostrim 62% të popullësisë.

Sondazhi përfundimtar do të publikohet pas dy javësh.