Thashethemet për krizë kanë përfshirë së fundmi martesën e Justin Bieber dhe Hailey Bieber. Babai i kësaj të fundit ka shtuar spekulime në internet.
Stephen Baldwin ka shqetësuar rrjetin pasi rishpërndau në Instagram një video të publikuar nga një pastor që po kërkonte nga ndjekësit të fusin në lutjet e tyre të përditshme edhe Hailey e Justin Bieber, ndërsa në videon në fjalë shfaqet Justin duke kënduar.
“Kristianë, ju lutem, kur mendoni për Justin dhe Hailey, merrni një moment që të ofroni një lutje që të kenë mençuri, mbrojtje dhe qasje më të afërt ndaj Zotit”, shkroi pastori Max.








