Justin dhe Hailey Bieber po festojnë katër vjetorin e martesës.
Të dy kanë përdorur rrjetet sociale për ta uruar njëri-tjetrin, transmeton lajmi.net
“Gëzuar përvjetorin për shoqen dhe gruan time më të mirë. Faleminderit që më bërë më të mirë në çdo mënyrë”, shkroi Justin.
Ndërkohë Hailey shkroi: “4 vite e martuar me ty. Njeriu më i bukur që kam njohur ndonjëherë, dashuria e jetës time. Faleminderit Zotit për ty”.
Justin dhe Hailey u fejuan në korrik të vitit 2018 dhe u martuan në një ceremoni shumë intime në New York në shtator të vitit 2018.
Një vit më vonë, më 30 shtator 2019, çifti u martua sërish në një ceremoni luksoze në Karolinën e Jugut./Lajmi.net/








