Justin Bieber duket se po e merr veten teksa është shfaqur në publik për herë të parë pas diagnostifikimit me sindromën “Ramsay Hunt”.
Ai dhe e dashura e tij janë duke kaluar pushimet në një ishull privat në Bahamas, shkruan lajmi.net.
Justin dhe Hailey u ndalën në Sushi Park në WeHo për të ngrënë përpara se të niseshin për në shtëpi.
Ylli botëror zbuloi së fundmi sëmundjen e tij tronditëse, duke u thënë ndjekësve në ‘Instagram’ se vuante nga sindroma “Ramsay Hunt”, një virus që paralizoi anën e djathtë të fytyrës së tij.
Ai u tha fansave se duhej të merrte pak kohë për t’u fokusuar në përmirësimin dhe shpjegoi se gjendja ishte arsyeja që ai duhej të humbiste shfaqjet e fundit.
Atij i’u desh që t’i anulonte koncertet pasi i duhej kujdes nga vetes së tij.
Në faqen e tij aktualisht thuhet se turneu i tij botëror do të rifillojë më 31 korrik 2022, në Itali.
Justin Bieber has been spotted at LAX with his wife Hailey for the FIRST time since being diagnosed with Ramsay Hunt Syndromehttps://t.co/U7CNFTCGJj pic.twitter.com/6HlgytTyiZ
— NowMyNews (@NowMyNews) June 26, 2022







