Juristët e Vetëvendosjes përfaqësojnë sindikatën e Telekomit në Gjykatë

Ditë më parë është bërë e ditur se janë bllokuar xhirollogaritë e kompanisë publike Telekomi i Kosovës.

Sindikata e PTK’së përmes një njoftimi për media ka njoftuar se kanë kërkuar nga Gjykata në Prishtinë, që të vërtetojë nëse kontrata e Telekomit me Z Mobile është ligjërisht e pavlefshme.

“Gjykata pritet gjithashtu të vendosë masë të përkohshme të sigurisë për të parandaluar dëmet deri në shqyrtimin e lëndës”, thuhet në njoftim.

Nga Sindikata kanë bërë të ditur se FSP-PTK do të përfaqësohet në procedurë pro bono nga juristët Getoar Mjeku dhe Blerim Sallahu.

Mjeku dhe Sallahu janë të dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.