Juria shqiptare penalizon Elvana Gjatën, juria e Eurovisionit i dha fitoren, pse?!

Mbrëmë u mbajt Festivali i 58-të i Këngës në RTSH, e që fituesi i këtij festivali, do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision.

Kënga fituese u shpall ajo e Arilena Aras me titull “Shaj”, derisa në vend të dytë u radhit kënga “Me tana” e Elvana Gjatës, e çka krijoi një debat në mes artistëve, si dhe një befasi për publikun.

Në fotografitë që do të shihni më poshtë, janë pikët nga juria, ku vërehet qartë se Elvana është penalizuar nga anëtarët shqiptarë të jurisë, përderisa anëtarët e jurisë nga Eurovisioni e kishin vlerësuar me pikë maksimale këngën e Elvana Gjatës.

Në total Arilena Ara ka mbledhur 67 pikë, derisa Elvana Gjata 64.

Kujtojmë se pas publikimit të këngës “Me tana” nga Elvana, ajo u prit mjaft mirë nga publiku, madje në kanalin Youtube arriti të mbledhte mbi 3.5 milionë dëgjime, derisa kënga “Shaj” nga Arilena mblodhi 720 mijë.