Junta ushtarake në Mianmar, me bekimin e Putinit, vazhdon të vrasë civilë të pafajshëm

Rusia ka vazhduar të mbështesë regjimin e Mianmarit pasi një grusht shteti ushtarak rrëzoi Aung San Suu Kyi dhe i dha fund një dekade të sundimit civil. Në Mianmar po vriten civilët e pafajshëm cdo ditë nga ushtria që e ka marr pushtetin për mes një puqi ushtarak.

Regjimi ushtarak i Mianmarit është duke bashkëpunuar me Putinin, në furnizimin me armë, duke rritur edhe më shumë arsyet për të dyshuar se Rusia po ndikon në destabilzimin e këtij vendi.

Regjimi ushtarak i Mianmarit ka importoi 14.7 milionë dollarë pajisje ushtarake nga Rusia, kanë zbuluar mediat nga të dhënat doganore.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ra dakord të furnizojë Mianmar me sisteme raketash tokë-ajër Pantsir-S1, dronë mbikëqyrës Orlan-10E dhe pajisje radari gjatë një vizite në kryeqytetin Naypyidaw në janar të këtij viti.

E befasishme është se si marrëveshja në mes Rusisë dhe Ushtrisë së Mianmarit u bë një javë para grusht shtetit ushtarak që rrëzoi Aung San Suu Kyi dhe presidentin Win Myint.

Rusia ka vazhduar të mbështesë regjimin gjithnjë e më të izoluar të Mianmarit. Gjatë një vizite në Yangoon në fund të Marsit, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Alexander Fomin – i cili ishte zyrtari i parë i huaj i profilit të lartë që vizitoi vendin pas grushtit të shtetit – u zotua të thellojë bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve, shkruan Ballkani.info.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve të Paqes në Stockholm për vitin 2019, shpenzimet e Mianmar për importet e armëve ruse arritën në rreth 807 milionë dollarë për dekadën, duke e bërë Rusinë eksportuesin numër dy ushtarak në Mianmar pas Kinës.

Në dhjetor, të dhënat e tregtisë treguan gjithashtu se Rusia eksportoi 96 milionë dollarë mallra të klasifikuar si “të fshehura”, të cilat shpesh janë produkte të lidhura me mbrojtjen.

Ndërsa tregtia e përgjithshme midis Rusisë dhe Mianmar mbetet minimale, udhëheqësit e Mianmarit u kanë kërkuar bizneseve ruse të investojnë në vend.

Deklaratat e tyre vijnë ndërsa bashkësia ndërkombëtare gjithnjë e më shumë shmanget nga junta e Mianmarit për shkeljet e saj të të drejtave të njeriut. Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar një marrëveshje tregtare me Mianmar ndërsa disa kompani Singaporeane, duke përfshirë një firmë që shiti produkte anti-dron për policinë e Myanmar, kanë anuluar marrëveshjet e tyre.

Mbi 500 civilë raportohet të jenë vrarë pas grushtit të shtetit dhe zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka paralajmëruar situata po shkonte “drejt një konflikti të plotë”.

BE, e cila të hënën prezantoi një raund të ri sanksionesh kundër gjeneralëve të Mianmar, ka akuzuar më parë Rusinë për pengimin e një përgjigje të bashkuar ndërkombëtare ndaj grushtit të shtetit ushtarak të Mianmar. /Ballkani.info/