Juniku shpall fitues Agron Kuçin, masa e madhe që e perkrahu duket që ia siguroi edhe mandatin e katërt

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka marr pjesë në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Junik. Haradinaj ka thënë para të pranishmëve, se me Agron Kuçin do ta kemi një fitore bindse në Junik. Gjithashtu kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka theksuar se Juniku është ndër vendet e rralla te shqiptarët që ka ditë me kultivu kaq mirë edhe traditën, mikëpritjen si dhe atdhedashurinë dhe ka nxjerrë njerëz të zot ky vend.

“Juniku është ndër vendet e rralla te shqiptarët që ka ditë me kultivu kaq mirë edhe traditën, mikëpritjen si dhe atdhedashurinë dhe ka nxjerrë njerëz të Zot ky vend. Ju me të drejt krenoheni me vendin e juaj dhe na bëni krenar edhe të gjithë ne”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu, ka falënderuar qytetarët e Junikut për mbështetjen dhe kryetarin Agron Kuçi për punën e palodhshme që ka bërë.

“Kryetari Agron Kuçi e falënderoj shumë, për faktin se e ka pas më vështirë me qeverisë pasi që e ka fillu këtë komunë, e çdo fillim i ka vështirësitë e veta. Po ashtu e falënderoj, që Juniku është komunë funksionale dhe ju ofronë qytearëve të gjitha ato që ju nevojiten”, tregoi Haradinaj.

Në anën tjetër, Kuçi para sallës së mbushur tha: Sot, si rrallëhere jemi ndier të emocionuar, respektuar, e nderuar me përkrahjen e madhe e shumë të sinqert nga të gjithë ju, gra e vajza, burra e djem të komunës sonë.

Bashkqytetarë të nderuar, ju e keni zotimin tonë të sinqertë që nuk do ndalet as edhe për një moment deri në realizimin e të gjitha projekteve dhe premtimeve tona që janë nevoja për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Falë jush, fryma e fitorës tonë tanimë po vërehet kudo.

Faleminderit që të gjithëve, JU që promovoni vlerën e mirë të bashkjetesës çdo ditë. Si kurrë më parë të bashkuar për kryetarin që duam, atë të cilin nderon dhe është i nderuar, vlerësuar dhe shumë i respektuar. Për njeriun e besës dhe të shpresës, për të ardhmën… vazhdo bëje ✅1️⃣2️⃣1️⃣

Padyshim, Fitorja është e JONA, tha ai.

Në balotazhin e së dielës, në këtë komunë ndeshen kryetari aktual Agron Kuçi nga AAK dhe Ruzhdi Shehu nga LDK.