Juniku përfiton nga projekti Italian “NATURKOSOVO”

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se dje është lansuar projekti “NATURKOSOVO” i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS).

Juniku është një nga komunat përfituese e këtij projekti tre vjeçar 2022-2025 në vlerë të përgjithshme prej 1.8 milion euro.

Shehu tha se qëllimi i projektit është zhvillimi socio-ekonomik me fokus të veçantë në sektorin e turizmit në komunat përfituese.

Në mesin e segmenteve me rëndësi të projektit janë mbrojtja dhe promovimi i shtigjeve malore “Via Dinarica”.