Komuna e Junikut, e përfaqësuar nga kryetari Ruzhdi Shehu, ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me përfaqësuesen e kompanisë N.N.P Studio Links 4, znj. Nafije Gashi-Ademi, për zbatimin e masave që synojnë rritjen e efiçiencës së energjisë dhe përdorimin e burimeve të qëndrueshme në ndërtesat komunale.

Ky projekt financohet në kuadër të programit IPA CBC Albania – Kosova dhe përfshin hartimin e raporteve e projekteve të detajuara, mbikëqyrjen e punimeve si dhe zbatimin e masave konkrete për përmirësimin e standardeve mjedisore dhe energjetike.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Komuna e Junikut synon të forcojë kapacitetet teknike dhe të garantojë mbikëqyrje profesionale në realizimin e projekteve zhvillimore, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe kursimin e energjisë.