Kuvendi i Junikut

“Juniku mbetet në faqet e para të historisë për Pavarësinë e Shqipërisë”, shënohet 112 vjetori i Kuvendit të Junikut

Komuna e Junikut ka kujtuar 112 vjetorin e Kuvendit të Junikut i cili u mbajt nga 21-25 maj 1912 ku morën pjesë 250 delegatë.

Në njoftimin e Komunës thuhet se Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Isa Boletini udhëhoqën këtë kuvend me vizionin e një Shqipërie të lirë dhe të pavarur.

Postimi i plotë:

112 vjetori i Kuvendit të Junikut

Juniku, një vend i vjetër në Kosovës, u bë dritë që ndriçoi rrugën drejt lirisë dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Në majin e vitit 1912, 250 delegatë u mblodhën në Junik. Ata ishin zërat e një kombi që kërkonte të shpallte pavarësinë. Nga vilajeti i Kosovës, nga sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit, ata u bashkuan për të koordinuar veprimet e tyre. Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Isa Boletini udhëhoqën këtë kuvend me vizionin e një Shqipërie të lirë dhe të pavarur.

Juniku mbetet faqet e para të historisë për Pavarsinë e Shqipëris. 21-25 Maj jan datat qe gjithmon Junikut do ta permendim ne histori, ndersa sot, kujtojme dhe festojme 112 vjetorin e kësaj ngjarje.