Komuna e Junikut

Juniku i nënshkruan dy marrëveshje shumë të rëndësishme për zhvillimin e komunës

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte thelbësore për zhvillimin e kësaj komune.

Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar në detaje për dy projektet që do të zhvillohen në Junik.

 “Projekti i parë, “EFFORT”, është një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes së qëndrueshme dhe efikase në përdorimin e burimeve të energjisë në ndërtesat tona publike. Këtë projekt e shoh si një mundësi për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve të Junikut duke sjellë efiçencë energjetike dhe mundësi të reja për zhvillim ekonomik”.

“Bashkëpunimi me partnerët e projektit – Bashkia e Mirditës, Co-Plan, dhe përfshirja e qytetarëve do të krijojë një mjedis më të qëndrueshëm për të gjithë. Ne jemi të përgatitur të angazhohemi plotësisht për të siguruar suksesin e këtij projekti dhe për të garantuar se përfitimet e tij do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tanë. Projekti i dytë, “Mirdita Junik” është një përpjekje e përbashkët me Komunën e Mirditës, CHëB Kosova dhe Qendrën UET në Shqipëri. Ky projekt synon të krijojë një infrastrukturë turistike të qëndrueshme në zonën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke kontribuar në rritjen ekonomike të komuniteteve lokale, duke ofruar mundësi punësimi për qytetarët dhe duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit”, ka shkruar Shehu.

Ai ka treguar se Juniku është është përfitues i dy projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të përfshira në programin e bashkëpunimit të kufirit IPA mes Kosovës dhe Shqipërisë./Ballkani.info/