Komuna e Junikut është anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare të “Rrjeti i Qyteteve të Forta”, respektivisht  “Strond Cities Network”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu në një postim në rrjetin social Facebook.

Ai ka cilësuar se anëtarësimi në këtë organizatë është një sukses i jashtëzakonshëm.

“Anëtarësimi në këtë organizatë nënkupton një sukses të jashtëzakonshëm në kuptim të rritjes së potencialit dhe mundësive për bashkëpunim me qytetet tjera anëtare në fushën e arsimit, ekonomisë, turizmit, sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, përfshirjes së rinisë në vendimmarrje dhe shumë fusha tjera”, ka shkruar Shehu.

Ai është zotuar së do të ketë bashkëpunim korrekt dhe mikpritje të ngrohtë.

“Me këtë rast më lejoni të shpreh mirënjohjen e Komunës së Junikut për bashkëpunimin korrekt dhe mikpritjen e ngrohtë nga “Strong Cities Network” të cilët po ashtu kanë njoftuar për anëtarësimin e Junikut”, ka shkruar në fund Shehu.