Shefi i KE

Juncker thotë se mund të ketë luftëra të reja në Ballkan

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, paralajmëroi të premten për një luftë të re në Ballkan nëse Bosnja, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova nuk e ndjejnë se BE është serioze për t’u ofruar atyre anëtarësim në të ardhmen.

“Nëse në peizazhin shumë të komplikuar të Evropës krijohet përshtypja se nuk jemi serioz në ofrimin e perspektivës për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, atëherë mund të shohim më vonë – dhe ndoshta edhe më shpejt – atë që pamë në Ballkan në vitet 1990”, tha Juncker në një fjalim në parlamentin austriak transmetojnë mediat ndërkombëtare, transmeton kp.

Gjashtë shtetet e Ballkanit, të cilat gjatë viteve 1990 formuan fushën e betejës në konfliktin më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore që çuan në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, janë aktualisht në faza të ndryshme të bisedimeve të pranimit me BE.