Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jean-Claude Juncker është kapur nga kamerat derisa ka reaguar në një mënyrë jo të zakontë ndaj një gazetari.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për momentin kur Juncker reagon duke i bërtitur një gazetari, derisa po fliste për Brexit.
Bëhet e ditur se presidenti i Komisionit të BE-së u ndërpre nga një gazetar i Channel 4 News për t’i bërë një pyetje atij.
“Jam duke folur”, i është kthyer Juncker, duke bërtitur.
Pas kësaj, gazetari i ka kërkuar falje.
Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që Juncker ka qenë në qendër të vëmendje të mediave për sjellje të jashtëzakonshme.
loading…
