Këngëtarja shqiptare Era Istrefi dhe këngëtari britanik Julian Perretta që në fillim të vitit që lamë pas janë përfolur për një lidhje.
Dyshja nuk kanë preferuar të flasin për marrëdhënien e tyre në publik por janë fotografuar shpesh bashkë.

Së fundmi, si asnjëherë më parë Juliani ka hapur zemrën me ndjekësit, duke treguar të vërtetën e lidhjes me Erën. Teksa në një mini-intervistë në Instagram një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse ai dhe këngëtarja janë çift, Juliani ka zbuluar se Era është shoqja e tij më e mirë.







