Juli flet për Stresin: Kemi ndenjur disa herë bashkë jashtë

Derisa po fliste me Andin, Juli tregoi se me Stresin njiheshin nga jashtë, duke treguar kështu se sa herë është takuar me të.

“Ne njihemi prej shoqërisë tjetër, se s’po du me përmend emra, kemi ndenjur disa herë bashkë, që i bie dy herë. Dy herë kemi ndenjtë. Dhe kemi ndejtë goxha gjatë, dhe e treta është në dhomë, që folëm se çka presim prej Big Brother, si kemi me qenë si persona”, ka thënë Juli.

Ajo shtoi se për të ka respekt të madh.

“E respektoj, edhe pse që dy herë po dalim në kundërshtim për do sende, unë prapë shkoj te Stresi. Atë ditë nuk mujta me hangër bukë kur e pashë që Stresi osht keq, edhe pse ai u lidh shumë me Gresën, për mu është kënaqësi  kur lidhet dikush me dikë më shumë, por unë kam qejf thjesht temen me e bo edhe me shku me dhanë dashni, mi jep respekt, se ai njeri ka nevojë për respekt e dashni, se Stresi është zemra e huaj”.