Presidentja Vjosa Osmani, me anë të një video në rrjetin e saj social Facebook, ka bërë të ditur agjendën e fushatës zgjedhore për ditën e sotme.

Agjenda e plotë:

Pas vizitave në familjet e mrekullueshme të Kosovës në Gollak sot në mëngjes e në Kurillë te Prizrenit pas pak, do të jemi poashtu bashkë pasdite në takime me qytetarë në:

15:00 – Malishevë

Restaurant MANI

16:00 – Suharekë

Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”

17:30 – Gjakovë

Parku Kulturor “Ali Podrimja”

19:00 – Lipjan

Sheshi i Qytetit

20:00 – Prishtinë (Dega 2)

SHMU “Ahmet Gashi”

Ju mirëpresim!”

Në fund Osmani, nuk ka harruar pa i falenderuar qytetarët për mbështetjen e treguar gjatë takimeve me të.

“Ju presim me zemër sikur edhe në të gjitha takimet që po i mbajmë me qytetarë e të cilat po shohim entuziazëm jashtëzakonisht të madh, përkrahje të madhe, motiv dhe natyrisht edhe neve po na japin shumë motiv për të gjitha këto takime”, ka thënë Osmani.