“Ju pasken përzi ushqimet”, reagimi me ironi i vëllait të Rexhep Selimit për Darkën e Lamës

Organizimi i “Darkës së Lamës” në njërin nga hotelët më të shtrenjta të rajonit nga ana e presidentës Vjosa Osmani, ku i ftuar ishte edhe kryeministri Albin Kurti, ka bërë që të reagojë ashpër vëllai i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi.

Në mesin e shumë të ftuarëve në këtë organizim që po mbahet në njërin nga hotelet më të shtrenjta të Prishtinës, janë edhe kryeminstri Albin Kurtit dhe ish-presidentët e vendit Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga.

Në fotografitë e publikuara në media sociale nga kjo natë kremtimi, ka reaguar edhe vëllai i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi, i cili ironikisht ka shkruar se dyshja drejtuese e Kosovës “si duket ka përzier ushqimet”.

“Po me duket kesaj radhe qenkan futë ne aher te bagtive sepse ju paskan perzi ushqimet”, ka shkruar Selimi në Facebook!

Ramadan Selimi është vëllai i ish deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, i cili po mbahet në Tribunalin e Hagës, së bashku me ish krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ramadan Selimi ishte pjesë e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës gjatë viteve 2017-2020.