Një nënë, e cila është ndarë nga bashkëshorti i saj është duke iu lutur qeverisë australiane që t’i marrë vajzat e saj dhe t’i mbyllin diku.

Nëna në fjalë quhet Tammy. Ajo ka treguar se jeta e saj është shndërruar në një makth të vërtetë, për shkak të dy vajzave të saj.

Po ashtu kjo nënë ka treguar se ndihet shumë e frikësuar nga dy vajzat e saj, që janë Hillary, 14-vjeçe dhe Sophie, 16 vjeç.

Nëna i ka filmuar vajzat e saj dhe pamjet e tyre u transmetuan në një program televiziv në Australi.

Më tej ajo tregoi se e bëri këtë gjë për t’i bindur të gjithë se nuk po gënjen.

Nëna është shprehur kështu:

Ju lutem mbyllini diku, durimit tim i ka ardhur fundit. Nuk kam më dashuri për to. Janë të këqija.”
Ajo i akuzon vajzat e saj për përdorim të kanabisit. Kurse vajzat nga ana tjetër mohojnë çdo gjë dhe thonë se fajin e ka nëna e tyre.