Ju kujtohet kur ‘Orhani’ ishte në Familjen Moderne?

Para se të paraqitej në ‘Kafeneja Jonë’, Fatmir Spahiun kemi pasur mundësi ta shohim në serialin shumë të ndjekur vendosr, ‘Familja Moderne’.

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu është shumë i dashur për publikun shqiptar. I njohur më shumë u bë me rolin e tij si Orhan Bobaj në serialin e famshëm “Kafeneja Jonë”.

Përkundër angazhimeve të shumta në seriale televizive, ai gjenë mjaftueshëm kohë të jetë aktiv në rrjetet sociale, duke postuar fotografi të ndryshme si nga puna ashtu edhe nga jeta e tij private.

Së fundmi, aktori në profilin e tij zyrtar ka publikuar disa fotografi të realizuar kohë më parë, në kohën kur mori pjesë në disa episode të serialit vendor, “Familja moderne”, shkruan rtv21.tv

“Dmth vitet ikin tutje… ca foto te moçme nga seriali i njohur Familja Moderne”, ka shkruar Fatmiri poshtë fotografive të publikuara.

Në fotografi shihet se aktori me kalimin e viteve nuk ka pësuar shumë ndryshime në dukjen e tij.